Këngëtari i njohur Liam Payne dhe e fejuara e tij Maya Henry i kanë dhënë fund fejesës së tyre. ‘Daily Mail’ raporton se ish-anëtari i grupit ‘One Direction’ dhe modelja nuk janë më bashkë që prej muajit të kaluar. Konfirmimi i ndarjes së tyre vjen pas publikimit të disa fotove të këngëtarit krah modeles amerikane Aliana Mawla, 24 vjeçe, të cilat u bënë virale në rrjet.
Pas publikimit të këtyre fotove reagoi edhe Maya e cila u shpreh se është e vështirë për të t’i shohë këto imazhe.
I dua të gjithë fansat, por ju lutem mjaft m’i dërguat ato foto të fejuarit tim me një vajzë tjetër. Ajo nuk jam unë dhe është e vështirë ta pranoj që kjo ka ndodhur pa e ditur unë. Mjaft.
Sipas Daily Mail, këngëtari është parë me vajzën e quajtur Aliana Mawla dhe sipas fotove të shpërndara nga media, çifti dukej se ishte në aeroportin Heathrow. Rikujtojmë, se Payne disa kohëve i dha përsëri fund romancës së tij me Henry-n por nuk e tregoi arsyen se pse i dha fund.
Payne, ndërkaq ka folur së fundmi për periudhën që ka qenë pjesë e grupit muzikor “One Direction”. I ftuar në podcast-in ‘Diary of a CEO’, ish-pjesëtari i “One Direction” zbuloi se ka menduar shpesh herë t’i japë fund jetës.
Isha milioner në moshën 22-vjeçare, por fama më bëri aq keq saqë as gjërat bazike si përshembull pagesa e sigurimeve të makinës, nuk mund t’i realizoja. Isha mësuar ta bënin çdo gjë për mua. Kam pasur edhe mendime për të vrarë veten. Isha i varur nga droga dhe alkooli dhe për të gjitha ja vë fajin famës që e mora në moshë shumë të vogël.