Michael B. Jordan dhe Lori Harvey i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ylli 35-vjeçar i filmit të njohur “Creed” dhe modelja 25-vjeçare thuhet se u ndanë pasi kishin një lidhje për rreth një vit e gjysmë. Një burim i afërt me dyshen tha për revistën PEOPLE se ata ishin ‘plotësisht të thyer’ për ndarjen dhe se ata ‘ende e duan’ njëri-tjetrin. Në lidhje me ndarjen e tyre një burim pranë tyre është shprerhur se:
Michael është pjekur shumë gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre dhe ishte gati të angazhohej për një lidhje afatgjatë. Ai u kujdes shumë duke u hapur emocionalisht në një marrëdhënie romantike për herë të parë. Ata kanë kaluar momente të shkëlqyera së bashku dhe kanë nxjerrë më të mirën nga njëri-tjetri.
As Michael dhe as Lori nuk e kanë komentuar publikisht ndarjen e tyre. Ish-çifti bëri debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq kur morën pjesë në festën e “Oscars Vanity Fair” në Beverly Hills më 27 mars. Michael mungoni, kur ajo shkoi e vetme sivjet në tapetin e kuq të Met Gala-s më 2 maj. Megjithatë, aktori i “Black Panther” ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të paraqitjes së saj në tapetin e kuq në Instagram Stories.
Mbesa e Steve Harveyt edhe një herë shkoi e vetme në tapetin e kuq kur mori pjesë në një shfaqje të komedisë franceze të zombive, “Final Cut (Coupez!)” në Festivalin e Filmit në Kanë më 17 maj. Për Revistën People, thashethemet për telashe mes dyshes janë përhapur në javët pas kthimit të Lorit nga Franca.
Të dy e zyrtarizuan në Instagram romancën e tyre në janar të vitit 2021 dhe festuan njëvjetorin e tyre të lidhjes nëntorin e kaluar. Në dhjetor të vitit 2021, i nominuari për çmimin “Emmy” bëri komente të rralla për marrëdhënien e tij me Lorin në një intervistë për “The Hollywood Reporter”. Ai tha për median se ishte në gjendje të merrte role më sfiduese për shkak të gjetjes së dashurisë.
Aktori me origjinë nga Kalifornia shpjegoi se takimi me Lorin i dha atij besimin për t’u përballur me shqyrtimin publik të marrëdhënies së tyre. Ai tha se ‘situata për mua ishte mjaft reale’ për t’ia treguar botës.