Ka qenë një vit emocionues për Britney Spears dhe Sam Asghari, të cilët u fejuan vjeshtën e kaluar dhe së fundmi njoftuan se janë në pritje të një fëmije. Tani, Britney dhe Sam po përgatiten për një tjetër moment historik në jetën e tyre dhe ky është pikërisht dasma e tyre!
Këtë lajm e konfirmoi vetë çifti nëpërmjet disa postimeve në rrjetet e tyre sociale gjatë fundjavës. Gjatë kohës që Britney postoi një foto në rrjetin e saj social Instagram ku tregoi edhe vellon që do të mbajë ditën e dasmës, i fejuari i saj zbuloi se ata kishin vendosur edhe datën e ditës së shënuar.
Ju prezantoj me Uendin! Po, kjo është velloja e fustanit tim të martesës!
Ai postoi në Instagram një InstaStory ku solli edhe njëherë në rikujtesë fotografinë kur ata bënë publike fejesën e tyre. Në atë foto Sam i uroi Britney-t ‘Gëzuar Ditën e Nënës’ dhe gjithashtu vuri në dukje se edhe data e ditës së madhe ishte vendosur por që askush nuk do ta merrte vesh deri në ditën e caktuar!
Rikujtojmë gjithashtu se pas njoftimit të shtatzënisë së tretë, këngëtarja e njohur Britney Spears, duket se tashmë do të marrë kohën e duhur për t’i përkushtuar familjes së saj dhe vetes. Në një njoftim të bërë në Instagram, 40-vjeçarja shkruan se do të marrë pak kohë pushim nga rrjetet sociale, ndërsa fansave të saj thotë se u dërgon shumë dashuri, deri në rithimin e radhës.
Po marr një pauzë nga rrjetet sociale për pak kohë! Unë u dërgoj dashurinë time dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve!
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim ditën e shënuar të çiftit dhe t’i urojmë trashëgime.