Sharna Burgess dhe Brian Austin Green janë bërë prindër të një djali. Profesionistja e “Dancing With the Stars” solli në jetë fëmijën e saj të parë, më 28 qershor. Burgess në një foto në Instagram ku Green shtrëngonte gishtat e të porsalindurit shkroi se:
Zane Walker Green 28/06/2022 ora 12:12. Zemra ime tani është përgjithmonë jashtë trupit tim.
Ardhja e vogëlushit shënon fëmijën e parë për Burgess dhe të pestin për Green. Aktori ka djemtë Noah, 9 vjeç, Bodhi, 8 vjeç dhe Journey, 5, me ish-bashkëshorten, aktoren e njohur Megan Fox. Ai është gjithashtu baba i Kassius, 20 vjeç, me ish të dashurën Vanessa Marcil. Burgess tha për Green në një intervistë me Good Morning America në maj se:
Ai është një baba kaq i mrekullueshëm. Një nga gjërat për të cilat u dashurova me të ishte ta shikoja si baba dhe mënyrën si prindëron. Mendova se të ishte kaq e pabesueshme të rrisja një fëmijë me të.
Çifti njoftuan se ishin në pritje të një fëmije gjatë pushimeve të tyre në Maui, në shkurt të këtij viti. Rikujtojmë se Megan dhe Brian zyrtarizuan divorcin e tyre para disa muajve. Ish-çifti paraqiti gjykimin e divorcit më 15 tetor dhe divorci i tyre u finalizua pas gati një viti.
Brian doli publikisht me Sharna Burgess më shumë se 1 vit më parë. Megjithëse nëpër intervista Brian Green është shprehur se ai dhe Megan kanë patur një divorc miqësor, nga ana tjetër ai e ka shfaqur shpeshherë xhelozinë e tij kundrejt të dashurit të ri të Megan, reperit Machine Gun Kelly.