Bota

Çifti britanik denoncojnë emigrantin që u hyn në furgon në Francë por gjobiten 3,000 paundë!

Një tregtare e njohur antikash në televizion në Britani dhe bashkëshorti i saj janë gjobitur nga policia vendase pasi denoncuan një emigrant ilegal që ishte fshehur në kamionin e tyre në Francë.

Veprimi absurd i policisë britanike vjen teksa 56 vjeçarja Jane Cave, e cila prezanton mobilje antike në programin e BBC, The Bidding Room, dhe bashkëshorti i saj Ed Masters po ktheheshin nga ngushtica e Calais në veri të Francës.

Ata po udhëtonin drejt shtëpisë së tyre në Norfolk kur dëgjujan zhurmë prapa në furgon dhe panë burrin ‘esmer’, të shkurtër, me celular në dorë.

Dyshja e shqetësuar menjëherë njoftuan policinë e Suffolk të cilët rrjedhimisht ndaluan emigrantin ilegal.

Por disa muaj më vonë ata u shtangën kur morën një letër nga policia kufitare ku i njoftohej gjoba me argumentimin se “nuk kishin siguruar si duhet automjetin e tyre” duke lejuar ilegalin të ngjitej në bord.

“Ne mendonim se kishim bërë gjënë e duhur duke njoftuar policinë, por nuk e kisha idenë se do të kisha këto pasoja”, thotë 54 vjeçari Masters, për rrjetin vendas Daily Telegraph, duke shtuar se autoritetet e bënë të ndjehej si një kriminel.

Çifti po ktheheshin në Angli në nëntor të vitit të shkuar kur kishin ndaluar në portin e Calais për të dokumentuar antikat që kishin blerë, sipas rregullave post-Brexit mes vendeve.

Më pas mjeti ishte kontrolluar gjithashtu nga rojet kufitare para se të lejohej në tunelin Eurotunnel.

Justifikimi absurd i gjobës ishte se ata “duhet të kishin informuar stafin në portin e Calais për tentantivën e ngjitjes në bord”, edhe pse nuk kishin dëgjuar asgjë.

“Pasi kaluam në Angli në një pikë të autostradës ne ndaluam prej trafikut, dhe pamë që njerëzit po filmonin me celular dikë që po dilte nga automjeti ynë”, vijon burri.

“E pamë që ai vrapoi drejt një pike furnizimi. Ishte i zi me kapuç dhe rreth 17 vjeç. Menjëherë njoftuam policinë dhe na ndaluan për të kërkuar shpjegime. Emigranti ishte fshehur në një prej rafteve, nuk kishte dëmtuar gjë”.

Zonja Cave tha se mendonte se çështja ishte mbyllur por para disa muajsh merr njoftimin e gjobës së rëndë.

“Me këtë që na ndodhi është më mirë që në raste të tilla të lësh emigrantin të shkojë dhe të mos njoftosh policinë”, thotë ajo, duke shtuar se nuk mund të përballojnë një gjobë të tillë dhe nuk e kupton se për çfarë po dënohen.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme britanike tha për çështjen: “Jemi të përkushtuar të ndalojnë ardhjet ilegale në vend dhe trafikantët, prandaj duhet të penalizojnë shoferët nëse nuk marrin të gjitha masat për të shmangur emigracionin dhe trafikun ilegal”, shkruan rrjeti Daily Mail.

Rregullat e reja vënë në rrezik shoferët turistikë e komercialë nëse nuk sigurojnë si duhet automjetet e tyre.