Dyshja e njohur David dhe Victoria Beckham kanë paguar shifrën rekord prej 72,3 milionë dollarësh për një pallat në buzë të detit në Miami Beach. Operacioni i blerjes së shtëpisë, që ndodhet në 4736 North Bay Road, u mbyll të hënën e kaluar. Çmimi fillestar ishte 80 milionë dollarë, që do të thotë se familja Beckham arriti një zbritje të konsiderueshme. Megjithatë, është shuma më e lartë e paguar deri më tani për një pronë në zonën ekskluzive të North Bay.
Shtëpia e re e familjes Beckham ka nëntë banja, një palestër, një spa, një kinema në shtëpi, një pishinë dhe një kuzhinë. Shitësi është biznesmeni Niklas de la Motte, i cili bleu pronën në vitin 2018 për 10 milionë dollarë por dhjetëfishoi çmimin e saj me ndërtimin e një pallati të ri luksoz në tokë, projektuar nga studio e arkitekturës Choeff Levy Fischman.
Victoria dhe David Beckham, bashkëpronarë të ekipit të Inter Miami, zotërojnë gjithashtu një kat të plotë në kullën e Muzeut One Thousand projektuar nga arkitektja e ndjerë e lindur në Irak, Zaha Hadid, në qendër të Miami. Ata paguan rreth 19,8 milionë dollarë për pronën prej 929 metrash katrorë në vitin 2020, e cila, sipas The RealDeal, nuk është nxjerrë në shitje pavarësisht blerjes së shtëpisë së re.
Rikujtojmë, se David Beckham ka kujtuar momentin e veçantë të jetës kur takoi për herë të parë gruan e tij, Victoria. Duke folur për revistën People në eventin Let’s Do Dinner të Stella Artois ish-futbollisti zbuloi se në momentin që hodhi sytë nga stilistja, e dinte se ajo ishte e duhura. Kur Davidi u pyet nëse ishte “dashuri me shikim të parë”, ai u përgjigj: “Absolutisht”.
“Epo, sigurisht. Ajo ishte një Spice Girl dhe seksi, e bukur dhe simpatike,”-vazhdoi 49-vjeçari. “Pastaj kuptova se sa grua e fortë është ajo. Pra, është përsëri dhurata që vazhdoi të jepte.” Për ata që nuk e dinë, David dhe Victoria shkëmbyen betimet më 4 korrik 1999 dhe çifti ka katër fëmijë së bashku.