Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshorten e tij, Aurelën, dita e sotme është shumë e veçantë.
Sot, daton përvjetori i martesës së çiftit Basha dhe ata kanë vendosur ta festojnë duke shijuar bukuritë e Shqipërisë, në vendin bregdetar, Dhërmi.
Aurela Basha, ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj Lulzim Bashën, në buzë të detit dhe duken tejet elegantë e plot klas.
Mund të themi se Basha po merr një kohë pushim nga puna e shumë muajve rreth fushatës së zgjedhjeve, duke shpenzuar kohë pranë gjysmës së tij më të mirë.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit shumë vite të tjera të lumtura krah njëri -tjetrit!