“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
“Dancing With The Stars”, show magjik i kërcimit, u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.
Mbrëmja e sotme ka dhuruar mjaft emocion dhe lot padiskutim. Në fillim të spektaklit të gjithë VIP-at kanë kërcyen me njeriun e dashur të tyre, qoftë ky partneri, motra apo edhe njëri nga prindërit. Pas performancave të veçanta që sigurisht ata do t’i mbajnë mend gjatë në memorien e tyre, u rikthyen tek sfida e vërtetë mes çifteve. Pas performancave ata u vlerësuan si më poshtë:
- Sara & Luxhino – 37 pikë
- Ardit & Jora – 38 pikë
- Julka & Silvester – 31 pikë
- Salsano & Lori – 34 pikë
- Isli & Ledia – 40 pikë
- Elhaida & Ledian – 40 pikë
- Megi & Jurgen – 36 pikë
Pasi u bë e ditur se Megi dhe Jurgen do të ishin gjysmëfinalistët e parë të “Dancing With The Stars” këtë mbrëmje u bë e ditur gjithashtu se edhe Sara & Luxhino, Ardit & Jora, Isli &Ledia, Salsano & Lori dhe Elhaida dhe Ledian do të jenë gjithashtu. Ndërkohë që Julka dhe Silvester u detyruan të përfundojnë garën.
Javën e ardhshme do të ketë dy të eleminuar.