Së fundmi, aktorja e njohur Cameron Diaz dha një këshillë për të gjitha çiftet e martuara, e ftuar në podcast-in “Lipstick on the Rim” të autoreve Molly Sims dhe Emese Gormley. Aktorja tha se sekreti për një martesë normale mes çifteve qëndron në fjetjen në dhoma të ndara, madje edhe në shtëpi të ndara.
Unë kam shtëpinë time, ti ke tënden. Hapësirën familjare e kemi në mes. Unë shkoj fle në dhomën time. Ai fle në dhomën e vet. Unë jam shumë në rregull me këtë mënyrë jetese.
Sipas një sondazhi më shumë se një e treta e amerikanëve thonë se herë pas here ose vazhdimisht flenë në një dhomë tjetër nga partneri i tyre. Rikujtojmë, se Diaz u martua me këngëtarin Benji Madden në vitin 2015 dhe kanë një fëmijë së bashku, i quajtur Raddix, i lindur në vitin 2020. Cameron para pak kohësh zbuloi se një dëmtim e la atë pa mundësinë për të punuar për gati një vit. Aktorja tha se ishte mësuar të jetë e fortë për pjesën më të madhe të jetës së saj. Cameron shpjegoi atë kohë se:
Unë jam ende duke u shëruar, kështu që kam qenë larg stërvitjes për tetë muaj. Unë kam qenë shumë e fortë dhe me të vërtetë aktive. Për këdo që po përpiqet të përmirësohet nga diçka e tillë, nuk duhet të jetë një dëmtim, mund të të ndodhë pas lindjes ose ndonjë procesi në jetë që ju ndalon në gjurmët tuaja, të ecni lehtë me veten është rruga për ta kapërcyer atë.