4.20 miliardë njerëz po përdorin mediat sociale në ditët e sotme, sipas studiuesve. Rreth 7.86 milion njerëz po përdorin aplikacione të ndryshme për takime në internet, duke shpresuar të gjejnë dashurinë e tyre.
Por a është në të vërtetë e mundur të gjesh dashuri të vërtetë në internet? Siç rezulton, është!
Ja disa nga personazhet e famshëm të cilët arritën të gjenin dashuri në internet:
Joe Jonas dhe Sophie Turner
Joe Jonas, përjetoi një romancë që filloi në internet. Ai dhe gruaja e tij, ylli i “Game of Thrones”, Sophie Turner, u fejuan në vitin 2017. Por para se të takoheshin, miqtë e përbashkët u përpoqën t’i prezantonin ata me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, por asgjë nuk funksionoi. “Ne po ndiqnim njëri-tjetrin në Instagram dhe ai më dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë, nga hiçi”, ndau Turner. Që atëherë, Jonas dhe Turner kanë mirëpritur vajzën e tyre të parë foshnje, Willa.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid
Në maj të vitit 2020, këngëtarja e famshme Dua Lipa tha në një intervistë se ajo e startoi lidhjen me Anwar Hadid me disa mesazhe në rrjete sociale. Edhe pse Lipa dhe Hadid ishin takuar më parë, mesazhi që ajo dërgoi në Instagram ishte pikënisja e lidhjes së tyre.
Ricky Martin dhe Jwan Yosef
Ricky Martin, këngëtari i famshëm u takua me burrin e tij, Jwan Yosef, në Instagram. “Unë u njoha me të fejuarin tim në Instagram. Unë jam një koleksionist i arteve, dhe ai është një artist. I shkrova, dhe pastaj po flisnim për 6 muaj pa e dëgjuar zërin e tij”-tha Martin. Më vonë, ata u takuan në Londër dhe që atëherë kanë jetuar të lumtur.
Sarah Paulson dhe Holland Taylor
Sarah Paulson ndau gjatë një interviste se fillimi i marrëdhënis së saj me Holland Taylor nisi në Twitter. Taylor ishte iniciatorja e cila nisi e para mesazhet e më pas filloi romanca.
Brittany Snow dhe Tyler Stanaland
Tyler Stanaland u afrua me Brittany Snow, përmes mediave sociale. “Ne kishim një grup miqsh të përbashkët, dhe ai në fakt më kontaktoi në Instagram”,-ndau Snow. Në vitin 2020, Stanaland dhe Snow u martuan.