Krijuesja e hitit ‘Genie in a Bottle’ Christina Aguilera së fundmi ka mahnitur ndjekësit me format fizike teksa kishte veshur një minifund dhe çizme të gjata rozë saten deri në gju. Thuhet se këngëtarja ka përdorur ilaçin Ozempic dhe ka humbur 40 kilogramë. Nga ana e artistes nuk ka patur asnjë konfirmim rreth këtyre aludimeve.
Këngëtarja e ‘Reflection’ zbuloi për L’Officiel Italia në vitin 2020 se ajo ka lënë dietën dhe fokusohet në ushqimin e pastër. Christina këmbënguli që në vend që të jetë kufizuese, ajo fokusohet në konsumimin e më shumë ushqimeve të plota në vend të ushqimeve të padëshiruara dhe ushqimeve me sheqer.
Përveç gjetjes së ekuilibrit ushqimor, ylli i muzikës pop gjithashtu ka treguar se merret me ushtrime të rregullta dhe ka një rutinë të gjerë stërvitjeje. Kur ajo solli ne jetë djalin e saj, Max në vitin 2008, i cili tashmë është 15-vjeç, u shndërrua në kryeartikujt e mediave rozë për shkak të shtimit në peshë. Rreth dy vite më vonë, ajo nisi të humbiste peshë për shkak të rolit të saj në filmin, “Burlesque”, në vitin 2010. Megjithatë, po në të njëjtin vit, pesha iu rikthye sërish për shkak të divorcit nga kompozitori muzikor, Jordan Bratman.
Këngëtarja e hitit “Beautiful” është gjithashtu edhe nëna e një vajze, 9-vjeç, Summer, me të fejuarin e saj, Mattthew Rutler, 38-vjeç. Pas sjelljes në jetë të djalit të saj, ajo humbi rreth 18 kg, duke ngrënë një dietë të balancuar me rreth 1600 kalori, duke ndjekur “Rainbow Diet”. Si pjesë e dietës së saj, ajo konsumon shumë ushqime me bazë bimore si edhe zgjedh frutat dhe perimet çdo ditë. Momentalisht ajo ka hequr dorë nga dieta dhe është e fokusuar në konsumimin e ushqimeve të shëndetshme. Ajo ka treguar se përpiqet të hajë shumë pak ushqime me përmbajtje sheqeri.