Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend siç e dimë kanë katër fëmijë. Ndonëse publikon shpesh fotografi të fëmijëve të saj në Instagram, modelja e njohur ka treguar se nuk dëshiron që ata t’i bashkohen rrjeteve sociale derisa të mbarojnë shkollën e mesme. “Unë mund të jem në celularin tim për ndoshta një orë në fundjavë”-tha ish-modelja në Samitin e Prindërimit Digital Aura, duke shtuar se ishte e turpëruar që fëmijët e saj mund të shihnin reklama të papërshtatshme. Ajo thotë se ëndrra e saj është që ata të mos përdorin rrjetet sociale.
Më mirë që ata të mos jenë në rrjetet sociale. Unë dua që ata të jenë të sigurt, të lumtur dhe të suksesshëm si fëmijë. Shumë njerëz më kuptojnë sepse jam nënë. Më pëlqen të kem një komunitet në rrjete sociale, kështu që unë mund të ndajë uljet dhe ngritjet dhe njerëzit mund të shohin gjithçka.
Teigen ka reaguar së fundmi ndaj komenteve të njerëzve që pretendojnë se ajo po mundohet të jetë në qendër të vëmendjes, duke sjellë në jetë fëmijë. Ndërsa publikoi një foto me familjen e saj në Instagram, duke festuar ditëlindjen e tetë të vajzës së saj, Luna, Chrissy u has me një koment, i cili shprehej: “John Legend dhe Chrissy Teigen mundohen të kenë vëmendje duke folur për fëmijët dhe duke bërë fëmijë. Askujt nuk i intereson”.
Modelja, ia ktheu me ironi: “Po, po, shumë të mërzitshëm dhe duam vëmendje. Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër në këtë botë për ta marrë, përveçse duke pasur fëmijë”. Përmes këtij komenti, modelja ka reaguar edhe ndaj fansave që e teprojnë në X, duke thënë se ajo thjesht po bën sa më shumë fëmijë që mediat të shkruajnë për të. Chrissy dhe John Legend mirëpritën në qershor një djalë nëpërmjet një gruaje surrogate, vetëm pesë muaj pasi Teigen solli në jetë vajzën e tyre Esti.