Modelja e njohur Chrissy Teigen ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe të këngëtarit të njohur John Legend. Foshnja e çiftit lindi të premten dhe këtë e ka konfirmuar Legend i cili i tha një turme në një koncert privat se ata mirëpritën foshnjën e vogël këtë mëngjes. “Çfarë dite e bekuar”, u tha ai fansave për lajmin e bukur.
Këngëtari shtoi se ndërsa nuk ka fjetur shumë ai ndihet energjik pasi ka kaluar shumë kohë në spital. Chrissy njoftoi se ishte sërish shtatzënë në Instagram gjatë gushtit, duke postuar një foto me barkun e rrumbullakosur. Lajmi i lumtur erdhi gati dy vjet pasi ajo dhe John humbën djalin e tyre Jack. Ajo më vonë zbuloi se vdekja e djalit të saj të ndjerë ishte rezultat i një aborti që i shpëtoi jetën.
Në njoftimin e saj për shtatzëninë, Chrissy i përshkroi vitet e fundit si një ‘mjegullim emocionesh’ pas humbjes së Jack dhe betejës pasuese për të mbetur shtatzënë nëpërmjet IVF. Në shkurt 2022, Chrissy u konfirmoi 37 milionë ndjekësve të saj se ajo po kalonte procesin e IVF me shpresën për të mbetur shtatzënë përsëri.
Në shtator 2020, Chrissy dhe John humbën tragjikisht fëmijën e tyre të tretë, një djalë. Chrissy ndau lajmin tronditës me ndjekësit e saj në Instagram menjëherë pas përvojës së tmerrshme dhe postoi foto të saj në spital duke vajtuar për humbjen e fëmijës së saj. Çifti janë gjithashtu prindër të djalit Miles Theodore dhe vajzës, Luna Simone.