Aktori i njohur Chris Pratt reflektoi së fundmi mbi mënyrën se si marrëdhënia e komplikuar me babanë e tij të ndjerë, i cili ndërroi jetë në vitin 2014, ndikon në karrierën e tij të aktrimit. Gjatë një interviste në ‘SiriusXM Sway in the Morning’, Pratt pranoi se ai tenton të distancohet nga rolet me dinamika komplekse baba-bir, si Peter Quill në ‘Guardians of the Galaxy ‘dhe Garfield në ‘The Garfield Movie’, që eksplorojnë tema të braktisjes dhe mungesës së një figure atërore.
Pratt shpjegoi se komeditë efektive kanë nevojë për një ‘vijë emocionale’ për të ruajtur strukturën dhe për të shmangur shakatë e përsëritura. Ai beson se edhe në komeditë e animuara për fëmijë, temat serioze kanë shumë rëndësi. Për shembull, Garfield trajton ndjenjën e braktisjes, një temë të cilën, fatkeqësisht, ai e njeh mirë. Babai i Pratt, Daniel Pratt, ndërroi jetë nga skleroza në vitin 2014.
Ka plagë të cilat nuk shërohen, as nga koha. Kur përballesh me vdekjen e një prindi, pendohesh thellë kur kupton se nuk e ke vlerësuar atë që kishe.
Pratt tha se sëmundja e babait të tij ishte shumë e rëndë jo vetëm për të, por gjithë familjen:
Kur ai humbi aftësinë për të ecur, humbi vullnetin për të jetuar. Burra të llojit të tij janë një me qëllimin e tyre në jetë, të ndihmojnë dhe të japin për familjen. Kur aftësia për të bërë këtë zhduket, gjithçka u bë një shaka e keqe për të. Lutem që askush mos ta përjetoj këtë gjë.