Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”, Çermen Valiev bëri sot debutimin e tij në stilin e lirë, pesha 74 kg.
Valiev arriti të mposhtë me përmbysje 4-3 rivalin nga Azerbajxhani, Turan Bayramov në 1/8 e finaleve, duke kaluar kështu në fazën çerekfinale.
Valiev nuk e nisi mirë sfidën teksa Bayramov fitoi 3-0 raundin e parë. Por 4 sekonda nga fundi Valiev arriti të përmbysë rezultatin 4-3 dhe megjithëse pati protesta nga rivali i tij, Valiev arriti të fitojë sfidën.
Në çerekfinale Valiev do të përballet me mundësin nga Uzbekistani, Razambek Zhamalov.