Këngëtarja Cher ka ndezur thashethemet për një romancë të re teksa është parë së fundmi e kapur dorë për dorë me ish-të dashurin e Amber Rose, Alexander “AE” Edwards. Këngëtarja e “Believe” u fotografua me reperin 36 vjeçar, teksa hynin në Craig’s në West Hollywood. Në një moment, AE është parë duke i puthur dorën Cher teksa ishin në një makinë.
Alexander më parë ka qenë në një lidhje dashurie me Rose, me të cilën ka djalin 3-vjeçar të quajtur, Slash. Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2018, por u ndanë pas tre vitesh së bashku pasi AE u kap duke tradhtuar modelen 39-vjeçare me disa femra të tjera. Cher, nga ana tjetër ka qenë e martuar më parë me Sonny Bonon nga 1964 në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 në 1979. Ajo ka djemtë, Chaz, 53-vjeç dhe Elijah, 46-vjeç.
Është diçka shumë e mirë kur artistët mbështesin njëri-tjetrin, sidomos në rastin kur ikonat e muzikës vlerësojnë punën e gjeneratës së re. Së fundmi Cher iu përgjigj një postimi në Twitter që e krahasonte atë me yllin e popit, Dua Lipa, e cila është gati gjysmë shekulli më e re se ajo. Një fanse në Twitter shkroi: “Dua Lipa, Cher e gjeneratës sonë”, mbi një klip të Dua-s që ka një ngjashmëri të dukshme fizike me artisten. Ata kishin postuar një foto të dy këngëtareve krah për krah që duken jashtëzakonisht të ngjashme me flokë të drejtë e të gjatë të zinj dhe veshje të me shkëlqim.