Bota

ChatGPT, universitetet australiane rikthejnë provimet me “stilolaps dhe letër”!

Universitetet australiane do t’u kthehen provimeve me “stilolaps dhe letër” për t’i prerë rrugën plagjiaturës.

Universitetet australiane do t’u kthehen provimeve me “stilolaps dhe letër” pasi studentët u kapën duke përdorur Inteligjencen Artificiale (AI) për të shkruar ese.

Chatbot  ChatGPT mund të përdoret për të shkruar tekste akademike, prandaj institucionet kanë shtuar rregulla të reja që thonë se përdorimi i AI-së është mashtrim.

Një ekspert i inteligjencës artificiale ka paralajmëruar se universitetet janë në një “garë” që nuk mund ta fitojnë kurrë.

Chatbot ChatGPT u lançua më 30 nëntor 2022 nga firma Open AI
Chatbot ChatGPT u lançua më 30 nëntor 2022 nga firma Open AI me qendër në Silicon Valley, firmë e krijuar mes të tjerave edhe nga Elon Musk. Kushdo mund të ndërveprojë online me inteligjencën artificiale (IA). Mjafton të bësh pyetje ose të japësh komanda në dritaren ku zhvillohet bisedat dhe ChatGPT të jep përgjigje (pothuajse) për gjithçka. Në ChatGPT u regjistruan brenda pesë ditësh një milionë vetë. Për të arritur këtë shifër instagramit iu deshën më shumë se dy muaj.

ChatGPT mund të ketë ndikimin negativ në mësim dhe potencialin për plagjiaturë.
ChatGPT, i cili gjeneron tekst për çdo temë apo përgjigje të çdo kërkese ose pyetjeje, është ndaluar  tashmë në të gjitha pajisjet në shkollat publike të Nju Jorkut për shkak të shqetësimeve mbi “ndikimin negativ në mësim” dhe potencialin për plagjiaturë.