ChatGPT mund të jetë bërë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori, pasi u vlerësua se kishte arritur 100 milionë përdorues aktivë mujorë deri në fund të janarit. Kjo sipas një raporti nga gjiganti bankar zviceran UBS. Chatbot në pronësi të OpenAI ka tejkaluar 100 milionë MAU pak më shumë se dy muaj pas lançimit të tij duke mposhtur lehtësisht shpejtësinë e rritjes së aplikacioneve kryesore si TikTok dhe Instagram.
TikTok-ut iu deshën nëntë muaj për të arritur të njëjtin nivel përdoruesish; Instagramit iu deshën dy vjet e gjysmë dhe Spotify grumbulloi vetëm 100 milionë MAU pas katër vjet e gjysmë, thuhet në raport, duke cituar të dhëna nga firma e analitikës së të dhënave Similar Web. “Në 20 vjet pas hapësirës së internetit, ne nuk mund të kujtojmë një rampë më të shpejtë në një aplikacion të internetit të konsumatorit”, shkruajnë analistët e UBS në raport.
Rikujtojmë, se universitetet australiane do t’u kthehen provimeve me “stilolaps dhe letër” për t’i prerë rrugën plagjiaturës. Chatbot ChatGPT mund të përdoret për të shkruar tekste akademike, prandaj institucionet kanë shtuar rregulla të reja që thonë se përdorimi i AI-së është mashtrim. Një ekspert i inteligjencës artificiale ka paralajmëruar se universitetet janë në një “garë” që nuk mund ta fitojnë kurrë.
Ndërkaq, Microsoft ka deklaruar se po bën një “investim shumëvjeçar e miliarda dollarësh” në programin e ri të Inteligjencës Artificiale, ChatGPT. Ata e përshkruan marrëveshjen e re si fazën e tretë të një partneriteti në rritje me OpenAI, por nuk e treguan shumën e saktë të investimeve.