Tech

ChatGPT nuk plotëson ende standardet e saktësisë së të dhënave!

Pavarësisht përpjekjeve të bëra për të zgjidhur problemin e dhënies së të dhënave të pasakta, duket se kompania OpenAI do të ketë më shumë punë për të bërë për të përmirësuar ChatGPT për këtë çështje, të paktën kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian. Task-forca e mbikëqyrësit të privatësisë së Bashkimit Evropian tha se përpjekjet e fundit nga OpenAI për të zbutur rrezikun e chatbotit të tij gjerësisht të popullarizuar ChatGPT që prodhon rezultate faktike të rreme, nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar përputhjen me rregullat e të dhënave të BE-së.

“Megjithëse masat e marra për të respektuar parimin e transparencës janë të dobishme për të shmangur keqinterpretimin e rezultateve të ChatGPT, ato nuk janë të mjaftueshme për të respektuar parimin e saktësisë së të dhënave”-thuhet në raportin e grupit të punës në fjalë, të publikuar të premten në faqen e tyre të internetit, sipas Reuters. Hetimet e përbashkëta nga mbikëqyrësit kombëtarë të privatësisë së BE-së janë ende në vazhdim.

Rikujtojmë se sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit. Bisedimet me Google për të integruar Geminin janë në vazhdim, por asnjë marrëveshje nuk është arritur”-tha Gurman. Siç thekson Gurman, marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori. Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.