Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates beson se ChatGPT, një chatbot që jep përgjigje të habitshme të ngjashme me njeriun ndaj pyetjeve të përdoruesve, është po aq i rëndësishëm sa shpikja e internetit.
Deri tani, inteligjenca artificiale mund të lexonte dhe të shkruante, por nuk mund ta kuptonte përmbajtjen. Programet e reja si ChatGPT do t’i bëjnë shumë punë në zyrë më efikase duke ndihmuar në shkrimin e faturave ose letrave. Kjo do të ndryshojë botën tonë.
ChatGPT, i zhvilluar nga firma amerikane OpenAI dhe i mbështetur nga Microsoft Corp është vlerësuar si aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori. ChatGPT mund të jetë bërë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori, pasi u vlerësua se kishte arritur 100 milionë përdorues aktivë mujorë deri në fund të janarit. Kjo sipas një raporti nga gjiganti bankar zviceran UBS.
Chatbot në pronësi të OpenAI ka tejkaluar 100 milionë MAU pak më shumë se dy muaj pas lançimit të tij duke mposhtur lehtësisht shpejtësinë e rritjes së aplikacioneve kryesore si TikTok dhe Instagram. Google po kërkon mënyra për të bindur njerëzit se është ende përpara sa i përket garës për teknologjinë më të mirë të inteligjencës artificiale. Deri më tani, gjigandi i tekonologjisë ka dalë me përgjigjen e gabuar. Një reklamë e krijuar për të treguar robotin e saj të ri të AI, tregoi se i përgjigjej gabimisht një pyetjeje.