Celebrities Film & Tv

Charlize Theron ndihej e kërcënuar nga Tom Hardy gjatë xhirimeve të këtij filmi!

Kanë kaluar shtatë vjet që kur u publikua “Mad Max: Fury Road”, i cili triumfoi duke fituar 375 milionë dollarë në mbarë botën dhe 10 nominime për Oscars, me aktorë kryesorë Charlize Theron dhe Tom Hardy. Në librin “Blood, Sweat and Chrome: The Wild and True Story of Mad Max: Fury Road” nga Kyle Buchanan, shkruhet se Theron ndihej e kërcënuar nga Hardy, sa që kërkoi mbrojtje dhe akuzoi një nga producentët e filmit, Doug Mitchell, se e fali “sjelljen vërtet të keqe” të aktorit, thjesht sepse ai ishte burrë.

Në libër shkruhet se aktori iu drejtua Theron në një mënyrë agresive, sa kjo e fundit ndihej e kërcënuar dhe kërkoi dikë që ta shoqëronte për ta mbrojtur për çdo rast. Tom Hardy ka rënë dakord se mund ta kishte trajtuar situatën më mirë:

Unë isha në një gjendje shumë të vështirë për t’u kuptuar nga të tjerët. Kishim shumë presion të dy dhe ndoshta asaj i duhej një partner më i mirë.

Theron dhe anëtarë të tjerë të ekipit pretendojnë një seri sjelljesh joprofesionale nga ana e Hardy-t, duke përfshirë vonesën e vazhdueshme që i bënte kolegët të prisnin me orë të tëra në sheshxhirim. Bukuroshja afrikano-jugore ka kaluar rreth 9 muaj më aktorin teksa xhironin filmin e tyre.

Nga ato që kam dëgjuar, ai nuk është i njëjti në çdo film. Kam dëgjuar se ka patur eksperienca të mira. Ndoshta ka qënë edhe filmi shkaku që ne jemi zënë aq shumë me njëri-tjetrin. Por në fakt nëse do të kishim qënë miq të ngushtë, filmi do të kishte rezultuar 10 herë më i keq.

Sjellim në vëmendje një detaj nga jeta personale e Charlize. Theron ishte e ftuar para disa viteve në emisionin “The Late Late Show” dhe u pyet për marrëdhëniet e saj me meshkujt. Charlize u shpreh se këta të fundit nuk ndihen të qetë kur janë në një lidhje me të.

Lidhjet e dashurisë nuk funksionojnë për mua. Unë jam shumë kontrolluese dhe më pëlqen të ndërhyj në stilin e veshjes së partnerit tim deri në pikën që bëhem e padurueshme.