Channing Tatum dhe Zoë Kravitz i kanë dhanë fund fejesës së tyre pas tre vitesh lidhje. Ndërsa asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin, burimet pohojnë se kanë shkuar në rrugë të ndara. Arsyeja e ndarjes së tyre nuk dihet ende, por lajmi i befason të gjithë pasi vetëm pak muaj më parë, çifti u pa në tapetin e kuq në premierën e Blink Twice, filmi që ajo drejtoi dhe ai luajti. Ata u panë të lumtur dhe të dashuruar duke pozuar për shtypin, por mesa duket ka patur probleme që kanë çuar në ndarjen dhe përfundimin e lidhjes së tyre.
Së fundmi, Channing Tatum është parë në Nju-Jork ku do të xhirojë një projekt të ri. Aktorja 35-vjeçare u fotografua pa unazën e fejesës në një shëtitje me kolegen e saj të Big Little Lies, Shailene Woodley. Burimet thonë se Kravitz dhe Tatum janë ndër aktorët që do të luajnë në Alpha Gang, një komedi për një pushtim alienësh të prodhuar nga Cate Blanchett. Por pas këtyre raporteve për përfundimin e marrëdhënies, xhirimet mund të bëhen të sikletshme.
Hera e parë që Zoë Kravitz dhe Channing Tatum u panë bashkë ishte në gusht 2021, më pas u panë së bashku në Nju-Jork. Javë më vonë, ata u larguan së bashku nga Met Gala dhe vetëm në tetor e bënë publike lidhjen e tyre përmes Instagramit. Në tetor të vitit të kaluar u zbulua se ata ishin fejuar por tani duket se gjithçka ka marrë fund.
Ju zbulojmë një detaj nga jeta private e Tatum. Aktori e urren aq shumë larjen e rrobave sa që në një moment të jetës së tij, ai e shmangi tërësisht atë. Ndonëse ka të ngjarë që ylli i Hollivudit tani të ketë dikë që i lan rrobat e tij, përpara kësaj duhej ta bënte vetë. Aktori ndonjëherë shmangte pastrimin e rrobave të tij për periudha të gjata kohore. Në një fazë, ai pretendon se ka kaluar 12 muaj të tërë pa larë rroba dhe thjesht do të blinte bluza të reja. “Unë e urrej të laj rroba. E urrej më shumë se sa mund të them”-zbuloi Tatum në një intervistë të fundit me GQ. “Kisha një vit që nuk kisha larë rrobat, atë vit kam veshur vetëm bluza të bardha që sapo i kisha blerë”.