Manchester City dhe Inter përballen të mërkurën në 21:00 në ndeshjen e parë debutuese për formatin e ri të Champions League. Kampionët në fuqi të Italisë kanë lënë pjesë pas, teksa trajneri Simone Inzaghi nuk do ketë të gatshëm Federico Dimarcon dhe Marco Arnautovic.
Mbrojtësi i krahut të majtë nuk u stërvit me skuadrën në fushë, por qëndroi pushim për shkak të lodhjes së shkaktuar në ndeshjen ndaj Monzës, ndërsa sulmuesi u zgjua me temperaturë dhe nuk mori pjesë në seancë e fundit stërvitore.
Dyshja nuk fluturoi me ekipin për në Angli, teksa pjesa tjetër e grupit është pa probleme. ‘Dhimbje koke’ për Inzaghin në fashën e majtë të mbrojtjes, me Dimarcon që është titullar absolut te Interi.