Së fundmi Amal Clooney u takua në një event zyrtar me Michelle Obama dhe Melinda Gates. Këto dy të fundit kanë bashkuar forcat që nga viti i kaluar për të ndaluar praktikën e martesës së fëmijëve në vende si Malavi. Në krah të tyre qëndron edhe Amal Clooney. Fotot nga takimi u publikuan në Instagram nga Fondacioni Clooney For Justice, i cili është bashkëthemelues nga Amal dhe George Clooney.
View this post on Instagram
Së fundmi, ish Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama ishte e ftuar në “Girls Opportunity Alliance Get Her There”, një ngjarje për të fuqizuar vajzat e reja. Krahas Amal Clooney dhe Melinda Gates, Michelle u foli me pasion vajzave të reja, duke i kërkuar që të shpresojnë, të luftojnë dhe mbi të gjitha të mos lejojnë që paragjykimet e shoqërisë t’i mbushin me dyshime për veten.
Dua të thyej murin e së pamundurës. Shoqëria krijon pasiguri për gratë. Kjo i bën ata të kenë mendime të dyta për gjithçka në jetën e tyre. Ka njerëz në pozita të pushtetit që janë të kënaqur me këtë arsyetim. Ata duan që gratë të mbeten të dobëta. Të kesh dyshime në vetvete, vetë kultura jonë, e përforcon këtë. Pra, në këtë pikë, dua të filloj duke u thënë atyre se këto ndjenja janë reale dhe ekzistojnë te të gjithë ne. Ne i mbajmë ato për pjesën tjetër të jetës sonë. Nuk ka rëndësi se sa i suksesshëm mund të bëheni dhe sa larg mund të shkoni, edhe nëse arrini në Shtëpinë e Bardhë, këto mendime për të mos qenë mjaftueshëm i mirë vazhdojnë t’ju mundojnë. Edhe unë jam përballur me ndjenja të tilla.