Siç dihet tanimë, çdo të hënë përditësohemi rreth zbulimeve më të reja teknologjike. Jeni kuriozë të dini se kur do të mund të udhëtojmë në hapësirë? “Ta thotë Jonka” me teoritë e reja për zhvillimet që do të sjellë.
Në një të ardhme jo fort të largët, anijet kozmike do të përdoren edhe për udhëtime nga kontinenti në kontinent, duke përshkruar distancën më të gjatë në rruzull brenda një ore. Kështu thotë Elon Musk, themeluesi i SpaceX. Kjo e fundit për herë të parë në histori krijoi anijet kozmike që mund të përdoren më shumë se një herë.
Nëse ndodh, cilat janë të mirat apo zhvillimet që ‘udhëtimi hapësinor” do të sjellë? Avancimi shihet shumë më vonë, ndoshta disa breza pas nesh. Mund të sjellë zhvillimin e jetës duke na dhënë minerale. Mund të kemi miniera të tjera për mundësi shfrytëzimi.
Gjithsesi, ekziston mundësia që një problem të ndodhë nga ky eksperiment. Shkencëtarët parashikojnë një satelit që mund të shkojë në një sistem tjetër diellor, por asgjë më tepër me rrezik për Planetin Tokë.