Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ditëlindja e Kiarës po afron dhe është pikërisht nesër, ama banorët ende nuk kanë gjetur ende se si do ta surprizojnë atë. Vetëm pak më parë Tea dhe Kejvina kanë biseduar me njëra-tjetrën që të kërkojnë tek ‘Vëllai i madh’ një tortë për të edhe pse janë shprehur se janë shumë të zemëruara me Kiarën, përsëri do të bëjnë diçka për ditëlindjen e saj.
Tea: I marrim një tortë… do na e sjellin besoj
Kejvina: I bie e ka sot në 12 do jemi në ‘Prime’
Tea: unë jam e mërzitur me Kiarën…
Kejvina: Edhe unë jam mërzitur, por ka ditëlindjen… për festa tolerojmë…
Mbrëmjen e djeshme gjatë disa debateve mes banorëve, të cilat vazhdojnë që nga ‘Prime-i’ i fundit, më kryesorët janë Luizi, Kejvina dhe Kiara, ku këto të fundit kanë ‘shpërthyer’ në lot. Pas Kiarës, e cila u prek nga situata ku ndodhej për shkak të Kejvinës edhe kjo e fundit ka nisur të flasë me tone të larta nëpër shtëpi dhe ka nisur të qajë.