Lifestyle

Çfarë sugjerojnë psikologët për prindërit kur fëmija juaj “pushtohet” nga ankthi dhe rebelimi…

Adoleshentët shpesh kanë pak kontroll mbi emocionet e tyre dhe megjithëse shumë prindër mund ta shohin këtë si ankth ose rebelim të panevojshëm, këto mund të jenë shenja të fëmijës që lufton me ankthin. “Prindërit mund të mos dinë gjithmonë se si t’i ndihmojnë fëmijët e tyre kur ata ndihen të shqetësuar ose janë në prag të një sulmi ankthi dhe metodat që funksionin në të kaluarën mund të mos jenë më të dobishme, pasi adoleshentët tani përballen me sfida të reja”-thotë psikologia Natasha Riard.

Pavarësisht moshës, sipas psikologëve, njerëzit që ndihen të shqetësuar kanë një reagim luftarak, mbyllje në vetvete ose krijimit të situatave stresuese. “Të rinjtë shpesh shmangin mënyrën se si ndihen dhe bëjnë çmos që të duken se gjithçka është në rregull. Ajo që shihni në fytyrën ose sjelljen e tyre mund të mos jetë ajo që po ndodh në të vërtetë-theksoi psikologia Lisa Coloca.

“Ndaloni së përdoruri trurin tuaj të të rriturve për një problem të adoleshentëve. T’u thuash atyre se do bëhet më mirë nuk do t’i ndihmojë pasi në ato momente ata nuk ndihen mirë”-tha Michelle Savage, një tjetër psikologe, duke shtuar:

Kur fëmijët u afrohen prindërve bashkë me shqetësimet e tyre, siguria nuk është gjithmonë zgjidhja.

Prindërit duhet të kenë parasysh se fëmijët nuk duan gjithmonë këshilla, por shpesh ata thjesht duan të ndihen dhe të dëgjuar.

Kur një fëmijë ose adoleshent ndihet i/e shqetësuar, të tregosh se ke përjetuar diçka të ngjashme, shpesh ndihmon që ata ta dinë se nuk janë vetëm. Ndarja e historive personale të të qenit në një situatë të ngjashme do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se është e mundur të kapërcejnë vështirësitë me të cilat përballen dhe se njerëzit përjetojnë eksperienca të ngjashme. Kur një fëmijë ndihet i/e shqetësuar ose është në mes të një sulmi ankthi, gjëja e fundit që duhet të dëgjojë është këshilla se si ta rregullojë situatën. Mos prisni që fëmija juaj të jetë në gjendje të flasë për këtë, ndërkohë që po përjeton ankth. Ju duhet t’u jepni atyre pak kohë për t’u qetësuar dhe më pas të flisni për situatat dhe gjërat që i shqetësojnë.