Botë e Çuditshme Film & Tv

Çfarë ‘reality show’ duhet të ndjekësh në “Netflix”, bazuar në shenjën tënde të horoskopit

“Netflix” është një platformë gjigande e cila përmban filma, seriale, ‘reality show’-s, dokumentarë të cilat mund t’i ndjekësh kundrejt një pagese. “Netflix” nxjerr thuajse çdo javë gjëra të reja dhe shpeshherë kaq shumë mundësi e bëjnë të vështirë përzgjedhjen e një seriali që i përshtatet shijeve të tua. Të gjesh serialin e duhur bazuar në shenjën tuaj të horoskopit është çuditërisht e lehtë. Mund të jesh një Dem që kërkon të shohë seriale rreth dekorit të shtëpisë gjithë ditën apo një Dash që kërkon diçka t’iu mbajë varur, Netfilx ofron diçka për të gjithë.

Të gjesh serialin që të përshtatet nuk është gjithmonë e lehtë dhe ndonjëherë e gjen veten duke i lënë përgjysmë që në serinë e parë. Në këtë artikull, ju mund të gjeni serialin që mund të shikoni, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi- Too hot to handle

 

Si shenja guximtare e horoskopit, je në kërkim të një seriali që nuk të harxhon kohën dhe për ty është pikërisht “Too hot to handle”. Ky ‘reality show’ përqëndrohet rreth disa beqarëve të cilët shijojnë jetën e tyre më të mirë në një plazh të bukur dhe ku mund të sillen si dëshirojnë ata. Gjithsesi, ata kanë një çmim për të fituar. Nëse duan të largohen prej andej me shumën e madhe prej 100 mijë dollarësh, ata NUK duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale. Duke qenë se epshi dhe konkurrenca janë dy tipare që ju i pëlqeni shumë, do ta dashuroni këtë serial.

Demi- Queer Eye

 

Në këtë serial sentimental bashkohen shumë gjëra që ju i dashuroni si: dekori i shtëpisë, moda dhe ushqimi. “Queer Eye” është një serial që të shkakton emocione të forta dhe gjithashtu ka elemente kreativë në përmbajtje. Pëlqimi që ju keni për gjërat që ngjallin kënaqësi është vendosur shumë bukur në serial, dhe do të bini në dashuri me Jonathan, Antoni, Karamo, Tan dhe Bobby.

Binjakët- The Circle

 

Seritë e mrekullueshme të “The Circle” përqendrohen tek elementi yt i preferuar: bashkëveprimi social. Ky serial flet rreth disa pjesëmarrësve, të cilët konkurrojnë rreth një platforme në median sociale për një mundësi për të gjetur dashurinë dhe 100 mijë dollarë. Me komplote dhe kthesa të papritura, “The Circle”, ju lejon të jeni kush të dëshironi dhe si shenja më lehtësisht e përshtatshme e horoskopit, do ta shihni veten të paraqitur në këtë serial.

Gaforrja- Marriage or Mortgage

 

Në këtë serial të ndjerë bashkohet romanca dhe pronësia e shtëpive, dy gjërat e tua të preferuara. Zakonisht, ju jeni njerëz të butë, dhe “Marriage or Mortgage” do t’ju zgjojë padyshim ndienjat. Seritë përqëndrohen rreth çifteve të cilët përpiqen të vendosin mes dasmës së ëndrrave dhe shtëpisë së ëndrrave, dhe ndonjëherë duket si e pamundur të zgjedhësh. Meqënëse, shenja juaj kërkon fundin e përrallave, ky serial është posaçërisht për ju.

Luani- Million Dollar Beach House

 

Ky show kompetitiv përqendrohet rreth agjentëve të shitjes të cilët kërkojnë të fitojnë miliona duke shitur shtëpi. E vetmja pengesë e tyre është konkurenca mes tyre dhe Luani si shenja e një udhëheqësi të lindur, ky serial ju lidh me natyrën tuaj autoritative. Me makina dhe shtëpi luksi ku paraja që është piksynimi i të gjithëve, nuk do të mund të ndaloni së pari.

Virgjëresha- Get Organized With The Home Edit

Strukturaliteti dhe rregullsia janë gjëja jote e preferuar, dhe këto seri argëtuese i kombinojnë më së miri. Përmbajtja ka të bëjë me organizimin e hapësirave të shtëpive për të famshmit dhe ata që nuk janë të famshëm. Mund të ndiqni procesin e pastrimit, organizimit dhe ndarjes së hapësirave për forma të ndryshme, që të intrigojnë ty të bësh organizim nga mendja jote.

Peshorja- Dating Around

 

Jeni njerëz romantik, por jo gjithmonë lidheni me vetëm një person, sidomos kur ju keni shumë potencial për të ofruar. Seritë ju tregojnë për ecurinë e pesë takimeve të ndryshme “qorre”, me shpresën që një takim i dytë mund të sigurohet. Meqënëse ju jetoni për ndërlidhjet sociale, këto seri mund t’ju mbushin mendjen të dilni në takime të ndryshme pa ju dashur të lëvizni nga divani.

Akrepi- Love Is Blind

 

Si dikush që dëshironi t’i mbani kartat për veten tuaj, do ta dashuroni këtë serial, që flet për të rënit në dashuri me dikë që nuk e keni parë kurrë. Historia tregon ecurinë e procesit të të gjeturit shpirtin binjak dhe të planifikuarit jetën bashkë- të gjitha këto pa u takuar as edhe një herë me ta. Më pas vjen pjesa e takimit, e cila të çon në dasmë. Dëshira juaj për të formuar lidhje kuptimplota është paraqitur mjaft bukur në gjithë seritë, që do t’ju mbajnë lidhur.

Shigjetari- Floor Is Lava

 

Si aventurierët e horoskopit, ju keni tendencën të keni parësore entuziasmin në çdo fushë të jetës, dhe “Floor Is Lava” jua ofron këtë më së miri. Ky serial i tipit “game show” flet për disa pjesëmarrës të cilët navigojnë në dhoma të ndryshme ku dyshemeja është “lava”, duke bërë një kthesë unike në një rrugë pengesash. Të shohësh të tjerët teksa argëtohen është diçka për të cilën natyra jote optimiste jeton dhe ndjekja e këtij seriali do t’ju bëjë të abonoheni dhe për sezonin e ardhshëm.

Bricjapi- Selling Sunset

 

“Selling Sunset” përqëndrohet tek një kompani e quajtur “The Oppenheim Group”, ndërsa punonjësit lundrojnë në marrëveshje biznesi, drama dhe marrëdhënie të komplikuara me njëri-tjetrin. Si një shenjë produktive, e orientuar drejt qëllimeve do ta gjeni veten shumë të ngjashëm me këta individë me mendje biznesi gjatë gjithë serive.

Ujori- Love On The Spectrum

 

Ky ‘reality show’ romantik fokusohet tek të rinjtë në prizmin autik, duke dhënë këndvështrime shumë realiste se çfarë janë takimet e njohjes për ta. Si një shenjë që vlerësoni autencitetin në jetën tuaj, ky serial është bërë për ju.

Peshqit- Nailed It!

 

Seritë kreative të këtij seriali ku garuesve u kërkohet të rikrijojnë ëmbëlsira, jo aq të lehta për një shans për të fituar 100 mijë dollarë. Si dikush që i jep përparësi të jetuarit momentin, do t’ju pëlqejë të shikoni teksa secili garues përpiqet (dhe herë pas here dështon) në bërjen e ushqimeve të shijshme. Ju nuk jeni shenja më konkurruese, kështu që më shumë do të shijoni elementin krijues të këtij seriali.