Film & Tv Gossip

Çfarë pritet të ndodhë në sezonin e dytë të “Emily in Paris”?!

“Emily in Paris” është një serial që ka fituar ndjekës anembanë botës e një ndër më të komentuarit nga amerikanët dhe francezët. Fansat janë duke pritur me padurim lajme për sezonin e dytë të serialit. “Netflix” inkurajoi ndjekësit të ndiqnin ëndrrat e tyre pa patur dyshime dhe ndjenjën e turpit me anë të Lily Collins, ose me emrin e karakterit të saj në serial, Emily, një 20- vjeçare e cila shpërngulet në Paris, për një mundësi karriere të “minutës së fundit”, por që mund të ndryshonte të gjithë jetën e saj. Shumë ndjekës të “Emily in Paris” janë duke pritur me padurim deri në premierën e sezonit të dytë. Fatkeqësisht, ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet premiera.

Më poshtë janë dhënë detajet e zbuluara rreth sezonit të dytë të ‘Emily in Paris”.

Rikthimi

“Emily in Paris” e pati premierën e saj në Tetor të 2020-ës dhe u rishfaq sërish në Nëntor. Kjo tregon se pati një impakt goxha të madh në publik, edhe pse “Netflix” nuk kishte nxjerrë të dhëna rreth shikueshmërisë. Së fundmi, kjo platformë ka lançuar trailer-in e sezonit të dytë, e cila është xhiruar gjatë kohës së pandemisë, ku mesa duket i gjithë kasti ka qenë në izolim. Të gjithë promovojnë çeljen e sezonit të dytë të entuziasmuar me shprehjen:

Dy janë më mirë se një!

Kasti

Regjisori Darren Star ka konfirmuar se të gjithë aktorët e sezonit të parë do të jenë sërish dhe në këtë sezon. Gjatë një interviste të dhënë për mediat ndërkombëtare ai konfirmuar se personazhet e Lily Collins, Lucas Bravo, Camille Razat dhe Ashley Park do të rikthehen.

Ndryshimet

Darren, gjithashtu dha më tepër detaje për ndryshime drastike në karakterin e personazhit kryesor, Emily. Ai tha se:

Në sezonin e dytë, ajo do të jetë më shumë pjesë e botës në të cilën jeton. Do të jetë më shumë residente në vendin e saj dhe do të jetë më me këmbë në tokë. Po e jeton jetën e saj atje. Mendoj se Emily ka për të marrë disa vendime të vështira dhe surprizuese. Jo çdo gjë do të jetë ashtu siç duket. Kemi shumë pengesa rrugës dhe shumë vende për të shkuar.

Mindy

Ashley Park, gjithashtu në një intervistë për mediat dha disa detaje se si do të jetë personazhi i saj këtë sezon. Ajo u shpreh se:

Di që jam në duar të sigurta. I besoj planit të bërë. Një dashuri me interes do të ishte argëtuese, por më të rëndësishme kam shoqërinë me Emily.

Trekëndëshi i dashurisë

I gjithë kasti beson se trekëndëshi i dashurisë mes Emily, Gabriel dhe Camille do të jetë një gjë shumë interesante. Thuhet, gjithashtu të ketë një romancë mes Emily dhe Camille. Do të ketë mjaft drama rreth këtij trekëndëshi dashurie.