I ftuar ditën e sotme në një lidhje telefonike në “Pasò” ishte Lorik Cana. Në një episod ky kryefjalë ishte finalja e Conference League, as Cana nuk mundi t’i shpëtonte këtyre bisedimeve rreth ndeshjes së shumëpritur. Ambasadori i finales nuk e mohoi që kërkesa për bileta në lidhje me këtë ndeshjes është e jashtëzakonshme.
Kërkesat kanë filluar prej kohësh, sidomos ata të Romës tanimë që janë kualifikuar për në finale. Është një kërkesë jashtëzakonisht e madhe dhe po përflitet shumë për eventin. Për Romën është pak më e veçantë sepse kanë pothuajse 40 vite që nuk kanë shkuar në një finale të tillë.
Por sa e rëndësishme është për vendin tonë kjo ndeshje që do të luhet pikërisht në Shqipëri dhe cilat janë pritshmëritë e Lorikut?! Ja përgjigja e ish-kapitenit të kombëtares sonë.
Është një përgjegjësi e madhe sepse duhet të shkojë çdo gjë mbarë. Besoj që do tregojmë më të mirën tonë. Jam shumë i sigurt që kushdo që do të vijë do mbetet i kënaqur me mikpritjen. Besoj që do të jetë një ngjarje e rëndësishme për ne.
Mos harroni të na ndiqni çdo të premte sportive live në Top Albania Radio në “Pasò” me të ftuar shumë specialë, ku flitet për futbollin dhe gjithçka rreth tij.