Lart e poshtë kanë qarkulluar thashesheme se Rauw Alejandro dhe Camila Cabello janë në lidhje dashurie. Ylli portorikan dhe këngëtarja e “Bam Bam” u tha se po takoheshin me njëri-tjetrin. Megjithatë, një burim thotë se thashethemet për këtë romancë janë të pavërteta. Burimi shtoi se:
Ata thjesht ishin në dy ngjarje të njëjta.
Rikujtojmë, se në fillim të kësaj jave, u konfirmua se Alejandro dhe këngëtarja spanjolle Rosalia i dhanë fund fejesës së tyre. Një burim tha se pavarësisht dashurisë dhe respektit që këngëtarët kanë për njëri-tjetrin, të dy kanë rënë dakord t’i japin fund fejesës. Në mars, çifti zbuloi lajmin për fejesën e tyre në videoklipin e këngës së tyre “Beso”.
Ndërkaq, këngëtarja e “La Fama”, foli edhe për ndarjen në një postim në InstaStory duke shprehur se:
E dua, e respektoj dhe e admiroj Rauw. Ne e dimë se çfarë kemi jetuar. Ky nuk është një moment i lehtë, ndaj faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin dhe respektin.
Nga ana tjetër edhe Rauw Alejandro, ka folur kundër akuzave se tradhtia ishte ajo që çoi në ndarjen e tij nga Rosalia. Këngëtari portorikan, publikoi një deklaratë në InstaStory-n e tij duke mohuar këtë gjë. Kjo vjen mes spekulimeve të fansave se ai e tradhtoi Rosalia-n me modelen Valeria Duque.