Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.
Së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, Klea na ka treguar se me partnerin e saj, i cili njëkohësisht është edhe një producent shumë i suksesshëm po punojnë me një muzikal, teksa ajo shfaqet duke regjistruar në studio muzikore. Mesa duket dyshja do ta sjellin si një projekt të madh, pasi Klea ka pyetur ndjekësit e saj nëse e kanë parë ‘High School Musical 2’.
Teksa para pak ditësh, bukuroshja ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel me humor ka treguar se tashmë bashkëshortin e saj, Elgitin ia ka marrë Romeo dhe Donaldi.
Nuk po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo dhe Donaldi më shumë se unë. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrimë me njëri-tjetrin në profesionin që kemi. Ne që në fillim, Giti punonte deri vonë në studio, besimi ka qenë i konsoliduar. Ja kam lënë gjithë lirinë time. Kontrolli e shkatërron martesën.