Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po paralajmërojnë vallë Dafina Zeqiri dhe Ronela Hajati?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Së fundmi Dafina dhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati kanë publikuar video në shoqërinë e njëra-tjetrës, ku duken dhe shumë të afërta duke habitur ndjekësit në Instagram. Mes postimeve artistet kanë realizuar edhe trende në TikTok me këngën e re të Dafinës në bashkëpunim me Mozzik, duke ngjallur kështu dyshime se Dafina dhe Ronela po paralajmërojnë një bashkëpunim muzikor.

Së fundmi Dafina me anë të një postimi në Instastory ka zbuluar se po punon për projektin e ri muzikor. Edhe pse prej disa kohësh Dafina ka publikuar vetëm këngë dashurie që shprehin dhimbje dhe vuajte, kjo është marrë si arsye për shkak të ndarjes së saj nga ish i dashuri Dj Geek. Ama edhe pse tashmë Dafina ka treguar se është shumë e lumtur me partnerin e saj të ri, Kreshnik Gjergji, këngëtarja ka treguar se përsëri do të publikojë këngë të tilla dhe ky vit do të ketë ende projekte nga ajo.

Dafina Zeqiri është shumë aktive në “broadcast channel”, përmes të cilit ndan me ndjekësit e saj momentet kryesore të karrierës së saj. Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja bëri publik emrin e albumit të saj më të ri, i cili pritet të dalë në muajin janar të vitit të ardhshëm. Ndërsa mbëmjen e kaluar, artistja ka treguar për fansat se ka bërë një këngë tepër të bukur. Ajo gjithashtu ka shtuar se njerëzit nuk duhet ta ngacmojnë se në të kundërt ajo shkon dhe shpërthen në studion muzikore.