Gossip

Çfarë po ndodh? Tuna merr vendimin e papritur

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Pas fjalëve të shumta për një ndarje të mundshme, Tuna bën një tjetër veprim që e provon më shumë divorcin e tyre. Dyshimet nisën për shkak të disa shenjave në rrjetet sociale.

Tuna hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i Tian, të birit, duke e bërë nga Tian Patris Berisha në Tian Sejdi. Madje ajo e hoqi Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Por të njëjtën gjë ka bërë edhe Patrisi së fundmi, duke konfirmuar në një lloj mënyre zërat për ndarjen nga Tuna. Patris ka publikuar në Instagram një video me djalin, ku të dy shihen duke u puthur me njëri-tjetrin.

“Tian Patris Berisha”, ka shkruar ai duke ju rikujtuar edhe një herë të gjithëve emrin që mbante më parë i biri në Instagram dhe që do të mbajë gjithë jetën.

Për momentin Tuna është duke shijuar jetën në Miami dhe duket shumë e lumtur nga postimet e saj të fundit në Instagram.