Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh mes Heidit dhe Romeos në shtrat? Egla zgjohet e acaruar!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Teksa ishin të shtirë në shtrat, Romeo dhe Heidi kanë qenë duke shkëmbyer puthje romantike me njëri-tjetrin. Megjithatë, kjo ka acaruar Eglën, e cila është çuar nga shtrati i saj dhe ka dalë nga dhoma e gjumit. Në këtë moment, Romeo e ka ironizuar duke thënë “po bën gati valixhet”.

Ditën e sotme banorët që janë ende pjesë e shtëpisë prej natës së parë të edicionit mbushin 100 ditë qëndrimi në shtëpi. Me këtë rast në mbrëmje do të organizohet një darkë për të gjithë banorët, ku do të ketë edhe të ftuar specialë. Moderatori Ledion Liço do t’u bashkohet banorëve për disa çaste brenda shtëpisë në darkën e organizuar. Ama bashkë me të do të jetë të ftuar edhe dy opinionistët e këtij edicioni, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.