Rrjeti social, Instagram është kthyer në një nga burimet kryesore ku fansat marrin informacion apo janë në kontakt me artistët e personazhet e tyre më të dashur. Me anë të një ‘follow’, ti tregon mbështetjen tënde ndaj tyre, si edhe ndaj projekteve të ndryshme të publikuara nga ata.
Çdo të premte, në emisionin “Live From Tirana” vjen dhe rubrika e “Social Top 5”, ku na njeh me personazhe e artistë të huaj e shqiptarë, të cilët kanë rrëmbyer më shumë ndjekës gjatë javës, si edhe ata të cilët kanë humbur më shumë.
Artistët e huaj, të cilët kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave janë:
5. Dua Lipa ka shtuar 400K ndjekës.
4. Billie Eilish, është ulur në renditje, ajo ka shtuar 500K ndjekës.
3. Beyonce, ka fituar 1M ndjekës dhe ka kaluar në vendin e tretë.
2. Kim Kardashian zë vendin e dytë për këtë javë, pasi ka shtuar 2M ndjekës.
1. Renditjen e kryeson Selena Gomez, me 3M ndjekës të shtuar.
Personazhet shqiptarë, të cilët kanë shtuar më shumë ndjekës gjatë javës janë:
5. Oriola Marashi, ka shtuar 4K ndjekës.
4. Don Xhoni rikthehet në renditje, në vendin e katërt me 9K të shtuar.
3. Vendin e tretë e zë Ledjana Prenga, ka fituar 11K ndjekës.
2. Antonela Berishaj vijon të qëndrojë në vendin e dytë, këtë javë, Instagram-it të saj i janë shtuar 23K ndjekës.
1. Në vend të parë, prej shumë javësh tashmë, qëndron Jasmin Kadriu me 3K ndjekës.
Nga ana tjetër, personazhet të cilët kanë humbur ë shumë ndjekës gjatë javës janë:
2. Andi Shehi ka humbur 7K ndjekës.
1. Ndryshe nga java e kaluar, Tea Trifoni ka humbur 21K ndjekës gjatë këtyre 7 ditëve.