Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh me Kylie Jenner? Pse po largohet nga shoqëria e saj?

Kylie Jenner, 27-vjeçare dhe ylli i reality shoë-t, është në qendër të vëmendjes për shkak të ndryshimeve në jetën e saj personale. Burimet thonë se ajo po “shkëputet tepër” nga rrethi i saj i ngushtë, pasi preferon të kalojë shumicën e kohës me të dashurin e saj, aktorin 28-vjeçar Timothée Chalamet. Çifti, i lidhur që nga prilli 2023, ka mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të kamerave dhe media-s, kjo për të ruajtur privatësinë e tyre.

Në një intervistë ekskluzive për DailyMail.com, një burim ka theksuar se Kylie ka zgjedhur të tërhiqet nga aktivitetet sociale dhe është fokusuar në jetën e saj familjare.

Kylie po kthehet në vëllain e saj Rob – ajo po zgjedh të jetë në shtëpi në pjesën më të madhe,
Për Kylie, prioriteti është familja e saj dhe fëmijët e saj, dhe padyshim që ajo është tërësisht e angazhuar me Timothée.

Nëna e dy fëmijëve, të cilët janë Stormi dhe Aire, thuhet se ka humbur interesin për aktivitete dhe ngjarje të përbashkëta me miqtë e saj të industrisë, duke përfshirë shfaqjet dhe eventet që ishin dikur pjesë e jetës së saj të përditshme. Ky ndryshim në sjelljen e Kylie sugjeron një fokus të ri në privatësi dhe në lidhjen e saj të fundit, e cila është bërë një temë e diskutimeve të shumta në mediat sociale, por nga ana tjetër tregon se ajo po ndryshon, duke u kthyer në një grua të fortë duke ditur prioritetet e saj, dhe shikon gjërat në një tjetër këndvështrim. Jemi sgumë kuriozë të shohim këtë faze të re të jetës së Kylie-t.