Për pak fillon eventi i shumëpritur “Tirana Sunny Hill Festival”. Emra të mëdhenj do të ngjiten në skenën e festivalit përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër tashmë është gati të mirëpresë edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri.
E një ndër artistet e mëdha që do të performojë sonte është edhe Dafina Zeqiri. Mirëpo, ajo që ka shqetësuar ndjekësit është një postim i këngëtares pak orë më parë ku shfaqet me një maskë oksigjeni. Para disa kohësh, Dafi i është nënshtruar një operimi në gjurin e saj të djathtë, për shkak të lëndimit prej kohësh të ligamentit të përparmë. E shpesh ka treguar se para koncerteve përpiqet ta mbajë nën kontroll gjendjen e kështu duket të ketë bërë dhe këtë herë, ndaj mos u shqetësoni! Bukuroshja është më mirë se kurrë pasi vetëm para pak minutash tregoi se është gati për “Tirana Sunny Hill Festival”.
Ekipi i “Tirana Sunny Hill Festival” ka publikuar programin ditor të festivalit që do të shtrihet përgjatë fundjavës, duke nisur nga e premtja, e shtuna dhe për t’u përmbyllur të dielën. Action Bronson, reperi i famshëm italin Fedez, Tananai por dhe artistë shqiptarë si Dren Abazi e Dafina Zeqiri do të jenë të parët që do të startojnë festivalin.