Sport

Çfarë përmban kutia misterize që u dhurohet atletëve në Lojërat Olimpike Paris 2024?!

Të përfaqësosh vendin tënd dhe të fitosh një medalje në Lojërat Olimpike është nderi më i madh, por ky nuk është kujtimi i vetëm me të cilin largohesh. Me lojërat në Paris që janë duke u zhvilluar tashmë, Japonia kryeson renditjen kur bëhet fjalë për medaljet e arta, me gjashtë të arta deri më tani.

Shtetet e Bashkuara janë në krye për sa i përket medaljeve të përgjithshme, të përbërë nga tri të arta, tetë të argjendta dhe shtatë të bronzta. Por atletët janë parë gjithashtu duke mbajtur një kuti misterioze prej 40 centimetrash prej ari, që iu është dhënë anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në ceremoninë pas ngjarjes.

Shumë njerëz kanë pyetur veten se çfarë ka saktësisht në kuti, por përgjigja është zbuluar tani. Sipas faqes zyrtare të Lojërave Olimpike, atletëve u jepet posteri zyrtar olimpik për shfaqjen e Parisit si një suvenir i veçantë.

Artisti francez Ugo Gattoni ishte përgjegjës për dizajnin e saj këtë vit dhe besohet se ka shpenzuar rreth 2000 orë për ta krijuar. Është një kujtim i madh, por kjo nuk është e vetmja gjë që u jepet atletëve. Kur dalin nga podiumi dhe ceremonia përfundon, ata marrin një mini hajmali të veçantë, të kompletuar me një medalje ari, argjendi ose bronzi në mes të tyre në varësi të arritjes. Ato janë bërë në fabrikën Doudou & Compagnie në La Guerche-de-Bretagne dhe fansat mund t’i blejnë online në madhësi të ndryshme.

Rikujtojmë se, të shohësh imazhe të atletëve që kafshojnë medaljet e tyre të arta të fituara është një pamje shumë e zakonshme jo vetëm për Lojërat Olimpike, por pothuajse çdo garë, megjithatë, fansat mund të kenë njëfarë konfuzioni se pse kjo është një traditë tashmë. Në vitin 2012, vit kur Lojërat Olimpike u mbajtën në Londër, intervista e CNN me Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpik (ISOH), David Wallechinsky, dha një pasqyrë se pse ekziston kjo.