Pas një vakti të bollshëm, shumë nga ne ndjehen të lodhur dhe shpesh shtrihen për të parë televizor. Sidoqoftë, ka disa veprime që është më mirë t’i shmangni për të ruajtur shëndetin tuaj. Ja pesë gjëra që nuk duhet të bëni pas ngrënies:
Të flini
Të shkosh të flesh menjëherë pas ngrënies mund të shkaktojë djegie të stomakut dhe fryrje. Rregulli i artë është të prisni të paktën disa orë para se të shtriheni për të shmangur këto shqetësime.
Të pini duhan
Disa njerëz kanë zakon të pinë një cigare pas ngrënies, por kjo mund të dëmtojë mushkëritë. Nikotina ndikon në absorbimin e oksigjenit gjatë tretjes, duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj elementeve kancerogjene. Sipas studimeve, një cigare pas vakti është ekuivalente me dhjetë cigare në aspektin e dëmshmërisë.
Të bëni dush
Marrja e një dushi pas ngrënies rrit qarkullimin e gjakut në ekstremitete, duke reduktuar atë në sistemin tretës. Kjo mund të çojë në probleme me tretjen dhe dhimbje stomaku.
Të pini çaj
Pirja e çajit menjëherë pas ngrënies ndikon negativisht në absorbimin e hekurit. Acidi tanik në çaj lidhet me hekurin dhe proteinat në ushqim, duke reduktuar absorbimin e hekurit deri në 87%, çka mund të shkaktojë anemi dhe simptomat e saj.
Të hani fruta
Edhe pse frutat janë të shëndetshme, është më mirë t’i konsumoni ato me stomak bosh. Frutat kërkojnë enzima të veçanta për t’u tretur dhe sheqernat e thjeshta që përmbajnë kanë nevojë për kohë për t’u absorbuar. Nëse hani fruta menjëherë pas vakteve, ato mund të shkaktojnë probleme me tretjen dhe dhimbje stomaku.
Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të ruani një tretje të shëndetshme dhe të evitoni shqetësime të panevojshme pas ngrënies.