Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi? Roza hip sipër krevatit të Romeos dhe e godet me shqelma

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Në orët e para të mëngjesit kur banorët ishin në dhomën e gjumit dhe po bëheshin gati për të fjetur, Roza Lati shkon dhe ngjitet sipër shtratit të Romeo Veshajt. Teksa aktori mbulohet nën jorgan ajo e godet atë me këmbë. Pasi moderatorja largohet nga krevati i tij, Romeo thotë që ndjen shumë dhimbje shpine. Edhe pse shumica e banorëve në shtëpi e kanë marrë me të qeshura këtë situatë, mesa duket kjo gjë nuk është parë aspak në kontekstin e shakasë nga fansat.