Celebrities Magazine Showbiz

Çfarë ndodhi në festën e fitores së Spanjës mes Princeshës dhe futbollistit?

Pas kthimit të ekipit fitues të Euro 2024 në Spanjë, familja mbretërore Mbreti Felipe, mbretëresha Letizia dhe princeshat Sofia dhe Leonor u mblodhën në shtëpinë mbretërore për të festuar fitoren e ekipit kombëtar.

Mbretëresha Letizia shkëlqeu me një fustan të kuq, ndërsa mbreti Felipe kishte veshur një kostum gri dhe një kravatë të kuqe. Dy Princeshat Sofia dhe Leonor u panë të veshur me bluza të ekipit të futbollit. Në videot tashmë të bëra virale tashmë, Princesha Leonor shihet duke shtrënguar duart me futbollistin spanjoll Pablo Martín Páez Gavira, i njohur gjithashtu si Gavi, në ceremoninë e mirëseardhjes në Pallatin Zarzuela.

@evanth1a__

#spanishtiktok #princessleonor #gavi #queen #royalfamily #footballtogether #euro2024 #spain

♬ GATA ONLY – FloyyMenor

Pak më vonë ajo e kërkon me sy dhe “qetësohet” vetëm pasi e sheh ku është. Tashmë rrjeti është ndezur dhe po aludon për pëlqim mes tyre. Në TikTok tashmë ka mijëra video të tyre ndërsa thashethemet janë se dyshja janë pëlqyer edhe më herët por futbollisti nuk ka dashur të vazhdojë më tej, për shkak se një zyrtarizim i marrëdhënies së tyre do ta detyronte që ai t’i jepte lamtumirën karrierës në futboll.

Ju rikujtojmë se, Lamine Yamal i bëri vetes dhuratën më të bukur të datëlindjes, duke marrë medaljen e kampionit të Europës me Spanjën e tij. Në moshën 17 vjeç e një ditë, adoleshenti i Barcelona-s jo vetëm u bë lojtari më i ri që luan në finalen e një Europiani, por edhe që e fiton atë duke qenë protagonist.

Yamal dha asistin e golit të parë për Nico Williams, me një pasim fantastik, që i dha mundësinë sulmuesit të Bilbaos që të gjente rrjetën. Asisti i katërt për të në këtë Europian, ndërkohë që ka shënuar një gol spektakolar ndaj Francës. Yamal ka kontribuar në këtë edicion në 5 gola, po aq sa dhe Dani Olmo, duke qenë një nga më të dalluarit. Europiani i parë për të shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe te Barcelona besojnë se mund të jetë pasuesi i Leo Messi-t.