Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi mes tyre? Meri Shehu përplaset me Lorenc Hasramën!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Mbrëmë në emisionin “Top Arena” në Top Channel, ishte i ftuar këngëtari i dashur për publikun, Lorenc Hasrama. Teksa po bënte parashikimin e yjeve, Meri Shehu është ‘përplasur’ me këngëtarin e njohur. Astrologjia po parashikonte për datat e koncerteve të Lorencit, ndërsa ai tha se të njëjtën gjë i thotë dhe mami, por kjo nuk u prit mirë nga ish-banorja e “Big Brother VIP3”.

Meri: Ka shumë fat ujori.

Lorenci: Kam nja shtatë muaj që më luajnë datat e koncerteve kështu shihe njëherë

Meri: Do të të hapet rruga.

Lorenci: Këtë ma ka thënë mami

Meri: Meqë qenke çun mami ti, tjetër ta thotë mami, tjetër të ta them unë