Disa ditë më parë, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, tashmë një këngëtare, Melisa Lleshi, ka publikuar këngën e saj më të re, ku në klip shfaqej duke u puthur me një ish-konkurrent tjetër, Andi Shehi. Dyshja prej kohësh ka qenë e përfolur për romancën e mundshme mes tyre, madje lajme të shumta dolën rreth një martese të ndodhur, pas publikimit të disa fotove, por ishin thjesht prapaskenat e klipit të ri.
Andi dhe Melisa kanë vendosur ta konfirmojmë lidhjen e tyre dhe të shijojnë dashurinë e tyre pa patur nevojë të fshihen.
Të ftuar në një emision, Melisa ka shprehur se po prisnin diçka konkrete mes tyre në mënyrë që ta bënin publike.
Mjaftueshëm zhurmë kisha dhe e dija që po të dilja në program, do kisha më shumë zhurmë. Meqë jemi bërë personazhe publike, secili sheh interesin e vet dhe po prisja të debutoja pak në muzikë. Ne në fillimet tona ishim, nuk kishim diçka fikse dhe po prisnim të finalizonim dicka mes nesh dhe t’ja tregonim edhe të tjerët.
Nuk ka munguar debati me një prej konkurrenteve të Për’puthen, Shqipen, e cila shprehu pëlqim për Andin por asgjë nuk vijoi me tej. Shqipja pretendoi se e bënë publike lidhjen me klikime, ndërsa Melisa zgjodhi të mos debatonte gjatë me të. Në këtë bisedë, Andi nuk bëri asnjë ndërhyrje.
Nga këto fjalë, Shqipe Hysenaj, e cila ishte prezente në studio, është revoltuar duke e pyetur se përse nuk u deklaruan që brenda emisionit dhe pse e kanë mohuar marrëdhënien e tyre kur janë pyetur nga produksioni. Ajo gjithashtu e akuzoi çiftin që të gjithën e kanë bërë vetëm për klikime dhe famë.
Shqipja është shprehur gjithashtu se:
Melisa ka ngatërruar diçka, vërtet programi kishte që mund të futej cdo lloj kategorie. Por një gjë e bëmë të dyja bashkë, të dyja u futëm me emrin tim. Por kemi një gjë jo të përbashkët, unë një gjë e mbaj deri në fund, nuk ndryshoj, kurse ti je si kameleon.