Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Lidhja mes Heidit dhe Romeos duket se po vazhdon edhe jashtë shtëpisë e këtë e kemi kuptuar nga disa postime të tyre në Instagram. Fundjavën që kaluam ata janë parë nën shoqërinë e Donald Veshajt dhe Bora Zemanit duke shijuar jugun e Shqipërisë, video e cila ka qarkulluar kudo në rrjete sociale. Ama së fundmi është vënë re se të dyja kunatat duket se e kanë shkëputur marrëdhënien me njëra-tjetrën, pasi nuk ndiqen më në rrjete sociale.
Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për çdo shenjë të horoskopit. Kur i erdhi radha shenjës së Luanit, Meri u shpreh se këtë muaj ata mund të martohen. Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 3” shtoi se personazhet publikë të kësaj shenje duhet të kenë kujdes. Ndër ta teksa po fliste për shenjën e luanit, moderatorja Enxhi Nasufi i ka përmendur Heidi Bacin, gjë e cila nuk i ka pëlqyer shumë Merit për shkak të mimikave të bëra.