Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Ditën e sotme ndjekësit kanë kuptuar se disa ndryshime kanë ndodhur në Instagramin e Luizit. Është kuptuar se Luizi ka hequr nga ndjekësit në Instagram çiftin Arbana Osmani dhe Eduart Grishajn edhe pse ata ende e ndjekin Luizin. Nuk dihet arsyeja se përse fituesi i edicionit të dytë të “BBV” ka marrë këtë vendim, pasi më parë është shprehur se ka pasur marrëdhënie të mirë me moderatoren dhe regjizorin e Big Brother. Tashmë mbetet vetëm të presim një reagim nga ndonjë prej tyre.
Rreth dy javë më parë, Luiz Ejlli bëri bujë në rrjete sociale pasi më në fund profili i tij u verifikua. Por kjo nuk zgjati shumë pasi pak ditë më parë “tick-u” blu iu hoq. Lidhur me këtë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka bërë reagime të shumta. Madje përmes një video të postuar së fundmi në “Instastory” ai me shaka thotë se ka folur në telefon me Mark Zuckerberg. Luizi shprehet se Zuckerberg i ka kërkuar falje dhe madje i ka thënë se tani “tikc-un” do ia bëjë gold jo blu siç është.