Showbiz

Çfarë ndodhi? Konkurrenti përlot Arjan Konomin në studio!

Puntata e djeshme e Për’puthen ishte tepër emocionuese, ku nuk munguan edhe lotët. Konkurrenti nga Kosova, Atdheu vendosi të surprizonte opinionistin Arjan Konomi me një dhuratë të veçantë.

Bukuroshi i dhuroi Arjanit një tablo, në të cilën shkruhej “Vlerësim për Arjan Konomin për kontributin që ka dhënë si gazetar gjatë luftës së Kosovës.”

Teksa po i dorëzonte dhuratën, Atdheu u shpreh se kishte ndjekur intervistën e Arjanit dhe se ishte prekur shumë. Rikujtojmë se dy javë më parë Konomi ka dhënë një intervistë për median kosovare, ku ka shprehur periudhën e tij të vështirë në Kosovë gjatë luftës.

Një dhuratë e tillë emocionoi një studio të tërë dhe e bëri Arjanin të përlotej duke e falenderuar Atdheun për gjestin e bukur. 27-vjeçari nuk la pas me dhurata as moderatoren e emisionit, Bora Zemanin, të cilës i dhuroi një suvenir nga qyteti i Gjakovës.