Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Kiara ka treguar se ka debatuar me ndjekësit e saj, disa prej të cilëve i ka bërë edhe bllok në rrjetet sociale. Nëpërmjet një reagimi në Twitter Kiara është shprehur se një fanse shpërndante informacione të rreme duke krijuar drama dhe lajme portalesh për të. Nuk dihet ende se për çfarë informcaionesh e ka fjalën moderatorja por ky vendim ka ngjallur reagime nga shumë fansa që kanë replikuar me të.
Një ndër profilet e Instagramit, që mbështet Luizin, ka publikuar një vidoe, ku shihet një nënë teksa përkedhel televizorin, në të cilin ishte Luizi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV. Në këtë postim Luizi ka komentuar dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ku shprehet se nëse nuk do ishte Kiara do ishte edhe në “BBV3”.