Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.
Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, u diskutua në lidhje me Dubain, anën tjetër të medaljes. E ftuar në panel ishte një biznesmene shqiptare, Ana, e cila u shpreh se ‘i është dhënë shumë vëmendje kronikës së zezë dhe vajzave që u përkasin kronikave rozë’. Por sipas saj, duhet që t’u japim vëmendje edhe atyre njerëzve që kanë emigruar në Dubai si emigrantët e Italisë, Anglisë dhe çdo vendi tjetër.
I është dhënë shumë vëmendje dhe rëndësi njerëzve të Dubait që i përkasin kronikës së zezë. Edhe vajzave që u përkasin kronikave rozë. Por kjo është një përqindje shumë e vogël. Unë nuk e vë në dyshim se nuk më takon.
Edhe sot do mundohemi t’u japim vëmendje edhe atyre njerëzve që kanë emigruar në Dubai si emigrantët e Italisë, Anglisë e çdo vendi tjetër. Ka shumë shqiptarë që kanë ndërtuar jetën në Dubai, kanë biznese. Vijnë shumë të rinj që punojnë në turizëm pasi është shumë i zhvilluar.
Duhet të mendojmë edhe për këta njerëz. Shembulli që duhet t’u japim shqiptarëve sot, nuk është kriminaliteti dhe kronika e zezë, as ajo rozë.
Femrat shqiptare nuk mbahen për kronikën rozë shumë të famshme. Femrat shqiptare kanë pastruar shtëpitë e gjithë Europës për të mbijetuar. Janë nacionalitete të tjera ato që kanë famën, ne po ia bëjmë vetes. Janë ruset ato që janë shumë mbas lekut