Health & Beauty Lifestyle

Çfarë ndodh me trurin tuaj gjatë shtatzënisë?!

Së fundmi është dalë në përfundimin se shtatzënia modifikon trurin e gruas. Sipas një kërkimi studimor, shumë zona cerebrale pësojnë reduktim, por në të njëjtën kohë forcohen shumë lidhjet mes qelizave nervore. Ekspertët shprehen se i gjithë ky proces mund të konsiderohet një metamorfozë e mirëfilltë, pasi shtatzënia ndryshon plotësisht anatominë e këtij organi kaq kompleks.

Më në hollësi, nëpërmjet edhe videosimulimit, volumi i masës gri dhe trashësia e kores së trurit reduktohen, struktura e masës së bardhë përmirësohet, dhe e njëjta gjë verifikohet edhe në lëngun cerebralospinal. Imazhet janë marrë me rezonancë magnetike tek një grua 38-vjeçare, e cila është ndjekur duke nisur nga 3 muaj para shtatzënisë, e deri në 2 vjet pas lindjes së fëmijës.

Të dhënat e këtij studimi mjaft të rëndësishëm, i pari në llojin e tij, janë vënë në dispozicion të gjithë komunitetit shkencor, dhe konsiderohen një pikënisje për studimin e trurit në detaje, por edhe për mjekësinë në tonalitetin e saj. Puna shkencore është realizuar nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara dhe është publikuar në revistën Nature NeuroScience.

Rikujtojmë se, nënat e ardhshme më së shumti kënaqen me lëvizjet e bebes që ndiejnë në bark, por lëvizjet e tyre ndonjëherë mund të lëndojnë ose të jenë paksa të pakëndshme. Bebet mund të jenë veçanërisht aktive në stomak kur nëna dëshiron të pushojë ose të marrë një sy gjumë. Goditjet e shpeshta janë shenjë se bebja është e shëndetshme dhe po zhvillohet mirë. Një goditje mund të jetë gjithashtu një shenjë se bebja po reagon ndaj disa stimujve të jashtëm, veçanërisht tingullit. Mund të vëreni rritje të aktivitetit kur jeni të ngopura, sepse atëherë edhe bebja është e kënaqur dhe e ngopur.